Ibrahimi Petrol

IBRAHIMI Petrol që nga viti 2000 është kompani që merret me shitjen derivateve të Naftës dhe Benzinës me shumicë dhe pakicë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Jemi të përkushtuar të ofrojmë derivate të cilësisë më të mirë tek klientët tonë dhe me çmime më konkurruese në treg. Gjatë këtyre viteve kemi arritur të krijojmë marrëdhënie të shkëlqyera me klientët tonë, duke ofruar shërbime cilësore dhe duke qenë transparent, sepse besojmë që secili klient është pjesë e familjes së madhe të biznesit tonë.
IBRAHIMI Petrol përveç derivateve të Naftës dhe Benzinës në pikat e shitjes posedon Depon e Shitjes me shumicë, Markete, Vajra të ndryshme per vetura dhe makineri, si dhe Autolarje.
IBRAHIMI Petrol aktualisht operon në 7 pika, te shpërndara në qytetin e Ferizaj, Shtime, Lipjan, Therandë dhe Prizeren.
IBRAHIMI Petrol posedon edhe depon për shitje me shumicë, në këtë mënyrë furnizon me derivate shumë pompa të derivateve dhe biznese në tërë territorin e Kosovës.
Ibrahimi Petrol në tregun e Kosovës njihet si një kompani që për gjatë këtyre 20 viteve ka ofruar derivate të cilësisë me të mirë, dhe gjithashtu me çmime shumë konkurruese.
Ajo çka e dallon IBRAHIMI Petrol nga konkurrentet tjerë është cilësia më e mirë e derivateve në tregun e Kosovës!